Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ.
Ngrënia e ushqimeve ose suplementeve të pasura me vitaminë E mbështet funksionin e imunitetit dhe promovon shëndetin e flokëve dhe syve.
Megjithatë, nëse nuk dëshironi të merrni suplemente ushqimore, më poshtë po theksojmë ushqimet e pasura me vitaminë E që mund t’i përfshini në dietën tuaj.
Ushqimet më të njohura të pasura me vitaminë E
Sipas Health Shots, disa nga ushqimet më të njohura që janë të pasura me vitaminë E janë avokado, bajamet dhe perimet me gjethe jeshile si spinaqi.
Avokado: përveç yndyrave të shëndetshme, avokado është një ushqim i pasur me vitaminë E. Ai përmban deri në 40 për qind të nevojave ditore të vitaminave. Falë përmbajtjes së tij antioksidante, ngrënia e avokadove mund të ndihmojë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës.
Farat dhe vaji i lulediellit: Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe njihen për vetitë e tyre antioksiduese. Ngrënia e këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi dhe në mbështetjen e shëndetit të zemrës, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Bajamet: Bajamet janë një tjetër burim i shkëlqyer i vitaminës E. Ato mbështesin shëndetin e lëkurës, ofrojnë energji dhe ndihmojnë në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm kardiovaskular. Health Shots rekomandon që të konsumoni një grusht bajame çdo ditë për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...