13 vjet më parë
Kosova u bë shteti më i ri në botë. 17 shkurti, ditë që kurrë s’do të harrohet.
Momenti i pritur me shekuj, po afrohej.
Por datën e shpalljes së pavarësisë, vetëm pak njerëz e dinin.
Në deklaratat e shpeshta të liderëve, kryesisht të kryeministrit të atëhershëm, thuhej se Kosova tashmë e di datën.
Por, në fakt, entuziazmi i madh, po mbahej pezull.
Më në fund, u bë e ditur, që 17 shkurti do të ishte data, që do ta fillonte kapitullin e ri për Kosovën.
E në këtë kapitull, me shkronja të mëdha, Kosova për herë të parë në historinë e saj, do të shënohej si shtet i pavarur.
Pavarësisht të ftohtit, sheshet kryesore të kryeqytetit, ishin mbushur me njerëz.
Kosovarët, manifestonin
lirshëm, ndjenjat e shtypura me shekuj.
Të dielën e 17 shkurtit të vitit 2008, krahas flamurit kombëtar, nuk kishte si
të mungonte, as ai amerikan.
Mijëra qytetarë, sy e vëshë, kishin drejtuar drejt udhëheqësve të asaj kohe.
E nuk vonoi shumë,
ish – kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, njoftoi se ka bërë kërkesën, për
seancë të jashtëzakonshme.
Seancë kjo, më e rëndësishmja që do të mbahet në sallën plenare të Kuvendit të
Kosovës.
E ky deklarim i Thacit, bëri që jashtë, të shpërthejë edhe më shumë festa.
Edhe në këto caste gëzimi, kosovarët nuk e harruan as mirënjohjen.
Por, kosovarët, nuk kishin si të festonin të vetëm në këtë ditë feste.
Atyre iu bashkuan qindra bashkombës nga Shqipëria.
E në rrugët e Prishtinës me 17 shkurt të 2008-es, dukej që kishte zbritur cdokush që frymonte shqip.
Ndryshe nga ngjyrat që shqiptarët për shekuj i mbajtën me krenari, diku në zyrat e kryeministrit, po bëhej gati një flamur i ri.
Më këtë flamur nga kjo datë, do të identifikoheshin shqiptarët e Kosovës.
E bashkë më të, tashmë ishte gati, edhe deklarata e cila, do ta bënte Kosovë, shtetin më të ri në botë.
Ndërkohë rreth orës 15:00, pasditën e ftohtë të së dielës, kryeministri Thaçi, u nis drejt Kuvendit të Kosovës.
E në këtë të fundit, deputetet e asaj legjislature, tashmë kishin zënë vendin.
Cili nga ta do të mungonte në seancën, e cila do të mbetej përgjithmonë në histori.
Pas fjalimeve të
presidentit, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ky i
fundit, e fton Hashim Thaçin, t’i bënte hapat më të rëndësishëm në jetën e tij.
E këtu, 109 deputetët e pranishëm në Kuvendin e Kosovës, u ngritën në këmbë.
Ishte ora 15:39
minuta, kur kryeministri Thaci, lexon fjalët për të cilat, ranë dëshmorë breza
të tërë.
Pas kësaj, në seancë, u votua nëse kjo deklaratë e lexuar nga Thaci, do të
kalonte apo jo.
E ashtu sic pritej,
ajo kaloi pas asnjë votë kundër.Pas seancës, u harrua cdo rivalitet politik, ndërsa filluan urimet e përqafimet.
Ndërsa këta deputet, u pritën si heronj, gjersa po dilnin nga Kuvendi i
Kosovës.
E festa, tashmë kishte filluar edhe në shtetin Shqiptarë.
Ngjashëm me Prishtinën e Tiranën, atë ditë historike, festë pati kudo që kishte shqiptarë. Kjo pasi Me 17 shkurt të 2008-es, Kosova u bë shteti më i ri në botë.