Nëntë persona lëndohen nga një aksident mes dy veturave në Kopiliq të Skenderajt - Gazeta Express
string(66) "nente-persona-lendohen-nga-nje-aksident-mes-dy-veturave-ne-kopiliq"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 14:22

Nëntë persona lëndohen nga një aksident mes dy veturave në Kopiliq të Skenderajt

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 14:22

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”.