Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri- Itali për sigurimet shoqërore, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë - Gazeta Express
string(92) "nenshkruhet-marreveshja-me-italine-per-sigurimet-shoqerore-perfitojne-mbi-500-mije-shqiptare"

Shqiperi

Gazeta Express

06/02/2024 13:47

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri- Itali për sigurimet shoqërore, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Shqiperi

Gazeta Express

06/02/2024 13:47

Shqipëria dhe Italia arritën sot marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore .

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Në fjalën e rastit pas nënshkrimit të marrëveshjes, Tajani theksoi se finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen.

“Një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kishte rreth 15 vite që prisnim këtë firmë që garanton të drejtat e punonjësve italianë në Shqipëri apo të punonjësve shqiptarë në Itali për pensionet. Mendoj se ky vendim i përbashkët i Tiranës dhe Romës, ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen”, tha ministri Tajani.

Ministri Hasani në fjalën e tij e cilësoi nënshkrimin e marëveshjes një moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët që punojnë në Itali

Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austria, Kroacia dhe Kosova. Kësaj liste i shtohet edhe Italia, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Ndërkohë që janë në proces marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë dhe Francën