string(73) "nenshkruhet-marreveshja-fury-dhe-usyk-se-shpejti-do-te-perballen-mes-vete"

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 18:34

Nënshkruhet marrëveshja, Fury dhe Usyk së shpejti do të përballen mes vete

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 18:34

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk tani kanë rënë dakord për kushtet për të “luftuar” për të gjithë titujt e botës në një meç.

Boksierët kanë nënshkruar kontrata për një meç që do të caktojë edhe më të mirin e botës në peshat e rënda, ka njoftuar Queensberry Promotions, shkruan Gazeta Express.

Data e këtij meçi nuk është caktuar ende, por besohet se mund të zhvillohet në dhjetor të këtij viti, ose më së largu në janar të vitit të ardhshëm.

Zyrtarisht u njoftua se meçi do të zhvillohet në “Kingdom Arena”, në Riadh të Arabisë Saudite.

Kujtojmë se Tyson Fury fillimisht do të zhvillojë meçin ndaj ish-kampionit të UFC-së, Francis Ngannou, më 28 tetor. /Gazeta Express/