Nënshkrimi i Zidanet është shumë afër - Gazeta Express
string(37) "nenshkrimi-i-zidanet-eshte-shume-afer"

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 15:14

Nënshkrimi i Zidanet është shumë afër

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 15:14

Zbarkimi i Zinedine Zidanet në stolin e kombëtares së Francës duket gjithnjë e më pranë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe franceze, shpallja zyrtare që ish-trajneri i Real Madrid ta marrë drejtimin e “Les Bleus” mund të bëhet shumë shpejt, përcjell “Gazeta Express”.

Federata Franceze e Futbollit tashmë ka vendosur për pasuesin e Didier Deschamps, i cili do të largohet nga posti i selektorit pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Edhe pse emri nuk është bërë ende zyrtar publikisht, gjithçka tregon se Zidane është zgjedhja e parë për këtë bankinë.

Legjenda franceze, i cili prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021 nuk e ka drejtuar asnjë ekip, ka qenë prej kohësh favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të ciklit të Deschamps.

Raportimet flasin edhe për një marrëveshje verbale mes Zidanet dhe Federatës Franceze, e cila do të hyjë në fuqi pas Botërorit që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Në Francë pritet që ky ndryshim ta hapë një epokë të re për përfaqësuesen, me një nga figurat më të mëdha të historisë së futbollit francez që do ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement