Pas votimit të deklaratës për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ka theksuar se historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet nga askush.
E ftuar në “Kosova Live”, Spahiu deklaroi se nuk ka faktor ndërkombëtar që mund ta ndryshonte të vërtetën historike të luftës së UÇK-së dhe sakrificës për liri.
“Nuk ka ndërkombëtarë që mund ta ndryshojë historinë. Lufta e UÇK-së është e drejtë dhe çlirimtare”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ish-krerët e UÇK-së nuk duhet të stigmatizohen, por të nderohen për kontributin e tyre, duke shtuar se kombi shqiptar duhet të jetë i bashkuar në mbrojtje të së vërtetës.
Video