Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë: S'ka faktor që mund ta ndryshojë të vërtetën historike të luftës së UÇK-së - Gazeta Express
string(112) "nenkryetarja1-e-kuvendit-te-shqiperise-ska-faktor-qe-mund-ta-ndryshoje-te-verteten-historike-te-luftes-se-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 22:48

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë: S’ka faktor që mund ta ndryshojë të vërtetën historike të luftës së UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 22:48

Pas votimit të deklaratës për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, ka theksuar se historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet nga askush.

E ftuar në “Kosova Live”, Spahiu deklaroi se nuk ka faktor ndërkombëtar që mund ta ndryshonte të vërtetën historike të luftës së UÇK-së dhe sakrificës për liri.

“Nuk ka ndërkombëtarë që mund ta ndryshojë historinë. Lufta e UÇK-së është e drejtë dhe çlirimtare”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ish-krerët e UÇK-së nuk duhet të stigmatizohen, por të nderohen për kontributin e tyre, duke shtuar se kombi shqiptar duhet të jetë i bashkuar në mbrojtje të së vërtetës.

Video

Advertisement
Advertisement
Advertisement