Nënkryetari i PDK-së: Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje - Gazeta Express
string(57) "nenkryetari-i-pdk-se-hoti-nuk-ka-pavaresi-ne-vendimmarrje"

Gazeta Express

19/10/2020 17:45

Nënkryetari i PDK-së: Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje

Gazeta Express

19/10/2020 17:45

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, thotë se kryeministri Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje.

Këtrë koment e ka dhënë në emisionin “Frontal” në T7, teksa flet për shkarkimin e dejtorit të Policisë, ATK-së dhe Doganës.

Lexo Edhe:

Sipas tij, kryeministri Hoti nuk e anashkalon nga vendimarrja kryetarin e partisë Isa Mustafën.

“Mustafa është një faktor që Hoti nuk mund ta anashkalojë në vendimmarrje, edhe pse kjo nuk do të duhej të ndodhte. Do të duhej të kishte pavarësi në vendimmarrje e këtë nuk po e shohim”, tha Totaj, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, sa i përket shkarkimit të drejtorit të ATK-së, Totaj tha “për fat të keq kemi të bëjmë me një histori të ndërhyrjeve politike të LDK-së në ATK”, tha ndër të tjera ai. /Gazeta Express/