Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Gjykata Speciale do të zgjidhë edhe vrasjet e pasluftës që kanë ndodhur në Kosovë.
Duke komentuar zhvillimet e fundit rreth zhvillimeve me Gjykatën Speciale, ai tha se beson fuqishëm se Gjykata do të zbardhë shumë krime që janë lënë në hije.
“Baza e Gjykatës është për zbardhjen e të gjitha vrasjeve në Kosovë”
“Specialja do t’i zbardhë vrasjet nga Haki Imeri deri te Bardhyl Ajeti”, ka thënë ai.
Haziri po ashtu ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në LDK. Ai ka treguar se anën e kujt e mban.
“Unë e mbaj anën e LDK’së”, ka thënë ai. /Express/
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...