Nënkryetari i Ferizajt: Tatimin në pronë nuk ka të drejtë ta falë as ministria, as komunat - Gazeta Express
string(88) "nenkryetari-i-ferizajt-tatimin-ne-prone-nuk-ka-te-drejte-ta-fale-as-ministria-as-komunat"

Nënkryetari i Ferizajt: Tatimin në pronë nuk ka të drejtë ta falë as ministria, as komunat

Lajme

Gazeta Express

04/02/2023 16:02

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkaktuar konfuzion kur ka propozuar faljen e nga 100 euro për qytetarë të tatimit në pronë.

“Tatimi në pronë është i pafalshëm. Nuk ka të drejtë as ministria, as komunat që ta falin nëse nuk ka ligj mbi faljet”, është shprehur Aliu në KlanKosova.FM.

Lexo Edhe:

“Falja është kërkesë e paligjshme”, ka vazhduar ai.

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka trajtuar këtë çështje të premten dhe Aliu ka thënë se kërkesa është që llogaritja e tatimit në pronë të bëhet sipas llogaritjeve të viteve të kaluara.

Aliu ka thënë se çështjet e tatimit në prona, Ministria e Financave, e ka trajtuar me inat.