Interi do të këtë punë me Real Sociedadin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Kristjan Asllani i Shqipërisë ka startuar në këtë ndeshje nga fillimi
Pas pothuajse një dekade mungesë në garën elitare të Europës, me në fund Real Sociedadi i Spanjës është kthyer pas sezonit 2013/14. Ata janë shortuar në Grupin D ku luajnë Benfica dhe RB Salzburg dhe favorit për ta kaluar Grupin, nënkampioni i Europës, Inter Milan.
Real Sociedadi vjen në këtë garë duke u kualifikuar nga vendi i katër në La Liga. Këtë sezon ata e kanë filluar shumë keq pasi që kanë barazuar në tri ndeshje, kanë fituar një dhe kanë humbur një në pesë ndeshjet e para të La Ligës.’
Interi nga ana tjetër nuk di për humbje në Serie A, derisa në ndeshjen e fundit e ka deklasuar rivalin e qytetit, Milan duke e mposhtur me rezultat 5-1.
4-4-2 është formacioni i Real Sociedadit në këtë ndeshje me Kubon dhe Oyarzabal që kanë startuar në sulm.
Për Interin sot nga minuta e parë luan mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristijan Asllani derisa Inzaghi ka startuar me formacionin 3-5-2 me Lautaro Martinez dhe Arnautovic në sulm. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
📋 ¡La 𝗔𝗟𝗜𝗡𝗘𝗔𝗖𝗜𝗢́𝗡de la Real 🆚 @Inter!#UCL | #WeareReal pic.twitter.com/MWlhrMhbvx
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) September 20, 2023
Real Sociedad
Gli 1️⃣1️⃣ ⚫🔵 che scenderanno in campo nella prima "tappa" di #UCL #RealSociedadInter #ForzaInter pic.twitter.com/OmgMXSZuyM
— Inter (@Inter) September 20, 2023
Inter
Ndeshja fillon në ora 21:00 në Reale Arena në San Sebastian të Spanjës.