Nënë e bir bien në lum dhe humbin jetën, dëshmitarët: Djali ishte me vigon, po e çonte në spital - Gazeta Express
string(93) "nene-e-bir-bien-ne-lum-dhe-humbin-jeten-deshmitaret-djali-ishte-me-vigon-po-e-conte-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2022 15:32

Nënë e bir bien në lum dhe humbin jetën, dëshmitarët: Djali ishte me vigon, po e çonte në spital

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2022 15:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku nënë e bir humbën jetën në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo edhe: Tragjike në Berat, makina bie në Osum, nxirren pa shenja jete nëna dhe fëmija

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë ka ndërruar jetë ajo dhe djali 6 vjeç.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë për ABC se djali i mitur kishte vigon në dorë dhe dyshohet se kanë qenë në spital.

Sakaq, aksidente të ngjashme janë regjistruar të paktën edhe dy herë të tjera në Berat. Për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore makinat kanë përfunduar në lumin Osum.

/Express