Nënë e bijë u vetëflijuan, Meta: Të ngarkohen me përgjegjësi ata që bëhen shkak për humbjen e jetëve të pafajshme - Gazeta Express
string(111) "nene-e-bije-u-veteflijuan-meta-te-ngarkohen-me-pergjegjesi-ata-qe-behen-shkak-per-humbjen-e-jeteve-te-pafajshme"

Nënë e bijë u vetëflijuan, Meta: Të ngarkohen me përgjegjësi ata që bëhen shkak për humbjen e jetëve të pafajshme

Gazeta Express

06/07/2020 13:42

Kreu i Shtetit, Ilir Meta u shpreh sot se ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me vetëflijimin e nënës dhe vajzës së saj në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas Presidentit Meta, duhet të ngarkohen me përgjegjësi ata persona që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm

Lexo Edhe:

“Jam shumë i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të hetohet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre”, tha kreu i shtetit.