Nënë e bijë i dhanë fund jetës duke u vetëflijuar, edhe kryefamiljari u vetëvra pak vite më parë - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2020 16:23

Nënë e bijë i dhanë fund jetës duke u vetëflijuar, edhe kryefamiljari u vetëvra pak vite më parë

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2020 16:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.

Në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pa shenja jete janë gjetur nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.

Nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe kanë ndërruar jetë ndërsa Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Por, cila është historia e familjes Josifi, me origjinë nga Bënja e Përmetit, e cila numëron tre vetëvrasje.

Kryefamiljari Lluk Josifi i ka dhënë fund jetës në Përmet, ndërsa gruaja e tij Zhaneta dhe dy vajzat Anisa dhe Blerta disa vite më pas kësaj ngjarjeje u shpërngulën në Tiranë.

Mësohet se familja nuk kishte lidhje me sektin fetar kur banonte në Permet, por më pas “tragjedia” i ndoqi në Tiranë, raporton abc.

Banorët në Përmet janë shprehur se janë shokuar nga lajmi pasi kanë qenë “shembullorë.”

Ndërkohë, ngjarja ka marrë përmasa akoma më tragjike pasi dyshohet se vajza kishte ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj.

Ekspertët kanë konstatuar paraprakisht shenja mumifikimi në trup për shkak të vajit të ullirit dhe uthullës, ndërsa fillimisht ajo ishte mbështjellë me çarçafë.