Ministri për Komunitete dhe Kthim në detyrë Nenad Rashiq, u vu në pozitë të sikletshme gjatë një paraqitjeje televizive, kur u pyet drejtpërdrejt për një audio-incizim që po qarkullon dhe ku ai dyshohet se përfshihet në praktika korruptive.
Përballë insistimit të emisionit KosovaLive për të dhënë një përgjigje të qartë, Rashiq zgjodhi të mos japë detaje. “Mos insistoni më shumë, do të sqarohem ditëve në vijim do të ketë një konferencë për media”, ishte reagimi i tij, duke shmangur çdo koment konkret për përmbajtjen e incizimit.
Incizimi në fjalë ka ngritur dyshime serioze për mënyrën se si mund të jenë përdorur funksionet publike për përfitime personale.
Ndërkohë, Rashiq ka lënë të kuptohet se do të dalë me një qëndrim zyrtar së shpejti.