Roberti është vetëm 19 vjeç, por pas shpinës mban një barrë të rëndë që nuk ia lejon as trupit të lëvizë. Lufta e tij për jetë ka nisur në shkurt të vitit 2023, kur u diagnostikua me kancer. Trajtimi i parë u krye, por shëndeti i tij u përkeqësua kur pas pak muajsh zhvilloi një infeksion të rëndë në palcë – komplikim që kërkon trajtim të avancuar dhe kujdes të specializuar.
Në përpjekje të dëshpëruara për ta shpëtuar të birin, nëna e tij Aferdita Gashi, një nënë vetushqyese – e dërgoi në Turqi, por pa sukses të plotë.
Më pas, për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ajo kërkoi azil në Francë me shpresën se djali do të mund të trajtohej falas.
Ajo që gjeti ishte edhe më e rëndë: “Na dërguan në një qendër ku njerëzit vetëm prisnin vdekjen. Pesë muaj jetuam në kushte të tmerrshme,” rrëfen Afërdita.
Sot, Roberti është në Itali, krejtësisht i palëvizshëm, i shtrirë dhe i varur nga kujdesi i nënës së tij. Mjekët e kanë sqaruar që hapi i parë është stabilizimi i shtypjes së gjakut dhe fillimi i ushtrimeve fizike, për t’i kthyer minimalisht fuqinë trupore. Pas kësaj, do të mund të fillohej me terapitë dhe, nëse ka përparim, edhe me trajtime të tjera mjekësore ose ndërhyrje.
Koha nuk është në anën e tyre. Çdo ditë pa trajtim është një hap më larg shpresës. Afërdita kërkon ndihmën e kujtdo që mund të kontribuojë, që Roberti të ketë qasje në kujdesin që i nevojitet për të mbijetuar.
Të dhënat për ndihmë:
Kontakti: +33 7 81 23 85 82
Banka: TEB BANK
Emri i llogarimbajtësit: Aferdita Gashi
IBAN: XK052011000038860083
SWIFT: TEBKXKPR