Ajo kishte në plan të përjetonte ditën e saj më të mirë të jetës, dasmen e saj. Por, Nell Cordukes nuk iu gëzua fare martesës së saj.
Cordukes pasi i dha premtimin burrit të saj Matt, para familjes dhe miqve sytë e saj u mbushën me lotë pikëllimi dhe gëzimi.
Vetëm disa orë më parë kishte vdekur e ëma e saj Becky Best,56 vjeçare e cila vunate nga kanceri i trurit, 3 muaj pas diagnostifikimit, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.
Dëshira e nënës së saj kishte qenë që vajza e saj të martohej me të dashurin e saj, Matt, me të cilin ajo edhe kurorëzoi martesën.
Nell u fejua një muaj para se nëna e saj të vdiste, por fatkeqësisht ajo vdiq në mëngjesin e ditës së dasmës së saj.
Kjo ditë për Nell ishte njëkohësisht ditë më pikëlluese dhe e gëzushme, pasi që në të njëjtën ditë i vdiq e ëma dhe po atë ditë edhe u martua me të dashurin e saj, të cilin e ëma e dëshironte që bija e saj ta kishte bashkëshortë.