Nëna e Thaçit 88-vjet, fondacioni i ish-presidentit për ndihmë juridike: Për pesë vite urimet i mori prej telefonatave nga burgu - Gazeta Express
string(126) "nena-e-thacit-88-vjet-fondacioni-i-ish-presidentit-per-ndihme-juridike-per-pese-vite-urimet-i-mori-prej-telefonatave-nga-burgu"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 19:12

Nëna e Thaçit 88-vjet, fondacioni i ish-presidentit për ndihmë juridike: Për pesë vite urimet i mori prej telefonatave nga burgu

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 19:12

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka publikuar një fotografi të nënës së ish-presidentit, e cila sot ka mbushur 88 vjet.

Në postimin e tyre thuhet; “nëna Hyrë që mbushi 88 vjet me padurim e priti urimin e djalit të saj, Hashimit, i cili në këto pesë vjetët e fundit e uroi vetëm përmes telefonatave apo videolidhjeve nga burgu i Hagës”.

“Nëna Hyrë nuk është vetëm nënë e një djali në burg, por nënë e një lideri që bëri historinë, të cilën nuk do ta ndryshojë asnjë proces. Ajo është shumë krenare për djalin e saj dhe pret që së shpejti të kthehet në shtëpi e të festojnë së bashku! Liri për çlirimtarët!”, përfundon postimi.

Postimi i plotë: