Nëna e Rita Orës flet për dhunimin e 11 vjeçares: Dhunuesit mund të jenë drejtuar nga një profil tjetër - Gazeta Express
string(102) "nena-e-rita-ores-flet-per-dhunimin-e-11-vjecares-dhunuesit-mund-te-jene-drejtuar-nga-nje-profil-tjeter"

Nëna e Rita Orës flet për dhunimin e 11 vjeçares: Dhunuesit mund të jenë drejtuar nga një profil tjetër

Yjet

Gazeta Express

31/08/2022 20:41

Nëna e këngëtares Rita Ora, Vera është shfaqur me një video në Instagram ku ka folur për rastin e fundit të dhunimit të 11 vjeçares për të cilën ka thënë se kryesit e këtij akti mund të udhëhiqen nga një person tjetër

Vera, e cila është psikologe me profesion dhe njihet si njëra prej vullnetarëve të NFL-së në Angli gjatë pandemisë Covid-19, ka zgjedhur faqen e saj në Instagram ku ka folur për mundësitë që kanë dërguar tek ky akt i tmerrshëm, shkruan GazetaExpress.  

Lexo Edhe:

“Këto raste janë shumë komplekse dhe shumë të komplikuara për të ditur se pse bëhet një akt i dhunës ndaj një personi”, ka thënë ajo.

Tutje Vera mendon se ky grup mund të jetë i drejtuar nga një lider, për të cilin duhet të kryhen hetime.

“Unë e shoh këtë si një grup të drejtuar nga një profil. Kush është lideri dhe çfarë prapavije kanë dhe ndjekësit që i kanë përcjellë dhunuesit”.

Sipas saj ky mund të jetë një sulm i organizuar me ndonjë apo me ndonjë qëllim, me ndonjë hakmarrje që mund të këtë ndonjë prapavijë.

“Mua me qanë zemra për atë që ka mundur ta përjetojë kjo vajzë dhe traumat që ka mundur të pësojë ai fëmijë, trauma të cilat ndoshta kurrë nuk do të largohen nga jeta e saj”, tha Ora. /GazetaExpress/