Nëna e Neymar largohet nga shtëpia – sulmohet nga i dashuri i saj, Tiago Ramos - Gazeta Express
string(74) "nena-e-neymar-largohet-nga-shtepia-sulmohet-nga-i-dashuri-i-ri-tiago-ramos"

Nëna e Neymar largohet nga shtëpia – sulmohet nga i dashuri i saj, Tiago Ramos

Futboll

Gazeta Express

25/01/2022 23:59

Fqinjët e saj kanë dëgjuar për bërtimat dhe sulmin dhe e kanë raportuar atë

Nëna e yllit të Paris Saint-Germain Neymar, Nadine Goncalves, është larguar nga shtëpia e saj pasi që është sulmuar nga i dashuri i saj, Tiago Ramos.

Lexo Edhe:

Çifti kishte zënë titujt e mediave vitin e kaluar pasi që kishin bërë publike lidhjen e tyre, ku 54 vjeçarja kishte lajmëruar lidhjen e saj romantike me ish futbollistin 25 vjeçar.

Megjithatë marrëdhënia e tyre duhet ke se kalopsuar, derisa Ramos e ka sulmuar Goncalves pasi që ajo refuzoi një nga sugjerimet e tij ekstravagante romantike.

Gazetari Gabriel Perline i ka thënë gente.ig që Ramos ka eksploduar nga xhelozia dhe ka shkatërruar apartamentin e tyre në Rio de Janeiro.

Sipas informatave nga gente.ig, Ramos u shqetësua pasi Goncalves nuk iu përgjigj disa kërkesave të tij për të qenë më ekstravagante dhe humbi totalisht kontrollin e tij.

“Fqinjët dëgjuan bërtitma, mallkime, zhurmë shishes të thyera dhe zërin e një gruaja duke bëritutur”, raportoi Gabriel Perline.

Nëna e Neymar u frikësua shumë, u largua nga apartamenti dhe kërkoi nga rojet e sigurimit që mos ta lejojnë atë të hyjë në ndërtesë.

Goncalves udhëtoi në Santos dhe Ramos, të cilët nuk e lejuan të hyjë në apartament përsëri por ai u strehua në shtëpinë e shokëve të tij. /GazetaExpress/