Nëna e Navalnyt te varri i të birit: Deklarata e europianëve konfirmoi atë që e dinim, djali im u vra në burg - Gazeta Express
string(107) "nena-e-navalnyt-te-varri-i-te-birit-deklarata-e-europianeve-konfirmoi-ate-qe-e-dinim-djali-im-u-vra-ne-burg"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 16:34

Nëna e Navalnyt te varri i të birit: Deklarata e europianëve konfirmoi atë që e dinim, djali im u vra në burg

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 16:34

Nëna politikanit të vdekur rus, Alexei Navalny thotë se vlerësimi se djali i saj vdiq nga helmimi ka vërtetuar bindjen e saj se ai u vra, raporton BBC.

Të shtunën, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët europianë publikuan një deklaratë duke thënë se Navalny, i cili vdiq në vitin 2024, u vra duke u përdorur ndaj tij një helm i zhvilluar nga një toksinë e bretkosës me shigjetë, dhe se “vetëm shteti rus kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për ta përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse”.

“Kjo konfirmon atë që ne e dinim që nga fillimi”, tha Lyudmila Navalnaya teksa vizitonte varrin e djalit të saj në Moskë të hënën – përvjetorin e dytë të vdekjes së tij. “Ne e dinim se djali ynë nuk vdiq thjesht në burg, ai u vra”.

Rusia i ka hedhur poshtë me vendosmëri akuzat.

“Sigurisht, ne nuk i pranojmë akuzat e tilla. Nuk pajtohemi me to, i konsiderojmë të njëanshme dhe të pabazuara. Dhe, në fakt, i refuzojmë me vendosmëri”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të hënën.

E veja e Navalnyt, Yulia, ka shënuar gjithashtu përvjetorin dyvjeçar të vdekjes së tij, duke shkruar në një postim në rrjetet sociale: “Ne kemi arritur të vërtetën dhe do ta arrijmë një ditë edhe drejtësinë”.

Ajo kishte thënë më parë se analiza e mostrave biologjike të nxjerra fshehurazi dhe të kryera nga laboratorë në dy vende kishte treguar se burri i saj ishte “vrarë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement