Nëna e Kacifas: Doni s'doni ju, ne do vdesim grekë! Pse e fshihni videon? - Gazeta Express

Gazeta Express

24/10/2020 22:16

Nëna e Kacifas: Doni s’doni ju, ne do vdesim grekë! Pse e fshihni videon?

Gazeta Express

24/10/2020 22:16

Ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës është festuar 2-vjetori i vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas.

Ndryshe nga vitet e shkuara, kësaj here ndoshta për shkak të pandemisë në koronavirusit, pjesëmarrja ka qenë më e vogël se zakonisht.

Në një ceremoni private, të afërmit kanë përkujtuar Kostandinos Kacifas në Bularat bashkë me bashkëfshatarët e tyre dhe përfaqësues të shoqatës “OMONIA” në Shqipëri.

Për mediat e pranishme gjatë ceremonisë, nëna e K0standinos Kacifas, Maria shprehu shqetësim për zvarritjen e hetimeve nga prokuroria shqiptare.

“Kërkoj të shoh përballjen e djalit tim. Pse e fshehin videon? Pse nuk na e japin? Ai ishte një djalë trim në mbrojtje të asaj që besonte të kombit dhe etnisë sonë. Djali im, sado që të duan ata ta mbulojnë, është një yll në qiell që ndriçon gjithë helenizmin dhe gjithë Vorio Epirin. Nuk preku askënd djali im. Mund t’i kishte vrarë të gjithë, por falënderoj Zotin që nuk ka vrarë njeri. E ndiqnin 40-50 vetë, gjithë Renea. Çfarë bëri djali im? Ngriti flamurin? Flamuri na takon, doni apo s’doni ju. Jemi grekë dhe grekë do vdesim”, u shpreh ajo.

Familjarët e minoritarit grek, Konstandinos Kacifas kishin kërkuar që ceremonia të zhvillohej më 28 tetor, ditën kur ai u vra në përplasje të armatosur me forcat RENEA.

Por autoritetet shqiptare kanë vendosur që ceremonia të zhvillohet këtë të shtunë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm më 28 tetor.