Nëna e futbollistit serb, e cila u largua nga puna: Jam kërcënuar me vdekje, por s’do të dorëzohem - Gazeta Express
string(94) "nena-e-futbollistit-serb-e-cila-u-largua-nga-puna-jam-kercenuar-me-vdekje-por-sdo-te-dorezohem"

Nëna e futbollistit serb, e cila u largua nga puna: Jam kërcënuar me vdekje, por s’do të dorëzohem

Gazeta Express

22/02/2020 18:26

Nëna e futbollistit serb Ilija Ivic, Tanja, ka bërë të ditur se ajo është kërcënuar me vdekje pasi djali i saj pranoi të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës. Tanja gjithashtu është larguar nga puna si hakmarrje nga Komuna e Graçanicës.

Ilija Ivic ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll dhe si pasojë prindërit e të riut janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ditë më parë, Ivic tregoi se te Flamurtari është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.

Por pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe që i janë larguar prindërit nga puna që po punonin në Graçanicë.

“Në një intervistë jozyrtare për arsyen pse e humba punën, më tha se arsyeja ishte oferta për pjesëmarrje në ekipin kombëtar. Unë për momentin jam e kërëcënuar me vdekje në çdo mënyrë, por nuk do të dorëzohem”, ka thënë nëna e futbollistit, Tanja Ivic, për Zërin e Amerikës.

“Është në interesin tim që djali im ta bëjë atë që i pëlqen dhe atë që e meriton për punën që e ka bërë deri më tani. Është pak e vështirë për mua të flasë për këtë gjë, por ne nuk kemi bërë asgjë gabim”.

“Me të vërtetë nuk kemi bërë asgjë gabim sepse disa njerëz mund të punojnë në institucione të Kosovës, si në ministri apo deri në nivelet më të ulëta. Për këtë arsye, mendoj se s’kemi bërë asjgë gabim. Ky është sport, jo politikë”. /Gazeta Express/