Nëna e dy fëmijëve me epilepsi mbetet pa dru në këto ditë të ftohta - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

01/04/2020 13:58

Nëna e dy fëmijëve me epilepsi mbetet pa dru në këto ditë të ftohta

Lajme

Gazeta Express

01/04/2020 13:58

Nuk i ka mbetur rrugë tjetër, pos sërish të kërkojë ndihmën e qytetarëve. E këtë thirrje për njerëzit e vullnetit të mirë është duke e bërë nëna e dy fëmijëve që vuajnë nga epilepsia. Kësaj radhe nuk po kërkon ilaçe, por pak dru që t’i kapërcejë këto ditë të ftohta e me borë si kjo e sotmja.

Nëna e dy fëmijëve Ermin e Emin Pajaziti, të cilët janë të diagnostifikuar me epilepsi e që janë në fazën e dytë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për shërimin e dy fëmijëve të saj.

Nëna e dy fëmijëve që vuajnë nga epilepsia, Hanumshahe Pajaziti, këto ditë krize përveç halleve e telasheve të shumta, po përballet edhe me një problem.

Ajo në këto ditë të ftohta e që bora vazhdon të zbardh tokën, po përballet me mungesë të druve, shkruan FaktePlus.

Hanumshahe Pajaziti tani po kërkon ndihmë për furnizim me dru, për të kaluar edhe këto ditë të ftohta e me borë.

Ajo shqetësimin dhe kërkesën e saj e ka adresuar në media, duke treguar se ka dru vetëm për dy ditë, madje duke mos e ndezur zjarrin gjatë ditës.

“Kujt me i thënë për do dru, u bë ftohtë. Sot edhe borë. Kujt me ju drejtu për dru. Ju thash edhe këtyre që ma sjellën harxhin por nuk më thanë asgjë. S’po di kujt me iu drejtu bile në këto ditë të ftohta me mi siguru do dru, s’po kam qysh unë. Kam dru veç për sot e nesër, ama edhe veç mos me kall shporetin hiç”, tregon kjo nënë që po përballet me shumë sfida.

Gruaja nga Gjilani, kishte pasur edhe mungesë edhe të ushqimit, por komuna e Gjilanit dhe një grup i qytetarëve me vetiniciativë i dolën dje  në ndihmë duke ia siguruar gjërat elementare.

Kështu të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë e që kanë mundësi mund të ndihmojnë këtë grua që jeta e ka sprovuar shumë.

Më poshtë keni edhe numrin kontaktues të zonjës Hanumshahe: 044 551 743.