"Nëna e demokracisë", Zvicra me referendum për t'ua mundësuar paditë punëtorëve të huaj - Gazeta Express
string(83) "nena-e-demokracise-zvicra-me-referendum-per-tua-mundesuar-padite-punetoreve-te-huaj"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 9:28

“Nëna e demokracisë”, Zvicra me referendum për t’ua mundësuar paditë punëtorëve të huaj

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 9:28

Të dielën, zviceranët do të votojnë në referendum për një ligj që do t’i bënte firmat e këtij vendi ligjërisht dhe financiarisht përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dëmtimin e mjedisit.

Nga ky ligj do të prekej i tërë zinxhiri furnizues i kompanive zvicerane në mbarë botën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zvicra mund të jetë një shtet i vogël, por shtrirja e saj në fushën e tregtisë ndërkombëtare është e gjerë.

Kompanitë si Nestle, Syngenta, Gelncore dhe Norvartis kanë prodhime me burime nga e mbarë bota dhe Zvicra është qendër botërore për tregtinë e mallrave.

Përgjegjësia e korportatave është prioritet për këtë shtet dhe kompanitë si Nestle thonë se ato i hulumtojnë shumë zinxhirët furnizues nga fillimi deri në fund për të siguruar praktika të drejta të punës si dhe për të parandaluar punën e fëmijëve apo dëmtimin e mjedisit.

Me ligjin e ri synohet zbatimi i këtyre standardeve, duke u mundësuar viktimave të dyshuara të shkeljeve të të drejtave të njeriut apo dëmtimit të mjedisit që t’i padisin kompanitë në gjykata zvicerane. Kompanitë do të detyroheshin që të dëshmojnë se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çfarëdo dëmi.

Një nga aktivistët që po e përkrah ligjin e ri, Andreas Missbach, thotë se ky legjislacion është i nevojshëm sidomos për industrinë e minierave. Sipas tij, minierat në Amerikën Latine që i furnizojnë kompanitë zvicerane janë duke shkaktuar dëme serioze.

“Komunitetet janë të keqtrajtuara, njerëzit largohen nga tokat e tyre, uji helmohet dhe e kemi fjalën për kompanitë që selinë qendrore e kanë në Zvicër”, tha ai.