Nëna e 3 fëmijëve: Burri iku në kurbet, atje u dashurua me gruan që ka sot - Gazeta Express
string(72) "nena-e-3-femijeve-burri-iku-ne-kurbet-atje-u-dashurua-me-gruan-qe-ka-sot"

Nëna e 3 fëmijëve: Burri iku në kurbet, atje u dashurua me gruan që ka sot

Gazeta Express

19/02/2020 16:22

Hanme Suli, nënë e tre fëmijëve rrëfeu në emisionin “Historia ime” në Tv Klan njohjen e saj me bashkëshortin pas prishjes së fejesës së parë.

Pavarësisht se e donin njëri-tjetrin, familja e tyre nuk ishte dakord dhe pas kundërshtimit të familjarëve ata u larguan së bashku.

Lexo Edhe:

Pas një muaji u rikthyen sërish, por filluan të përballen me vështirësi të mëdha. Vëllai i bashkëshortit i strehoi në shtëpinë e tij dhe aty lindi djali i madh.

Gjendja e vështirë ekonomike, e detyroi bashkëshortin e saj të largohej jashtë vendit. Këtu filloi dhe krisja në marrëdhënien e tyre sepse burri i saj njohu një tjetër person dhe u dashurua me të.

Lajmin e mori vesh nga njerëzit në fshat dhe në një përballje me bashkëshortin ai mohoi gjithçka. Por disa kohë më vonë, ajo arriti të zbulonte lidhjen e tij të re.

Mirela Milori: Mbas sa vitesh njihesh me bashkëshortin tënd?

Hanme Suli: Mbas 3- 4 vitesh. Njihemi, kemi punuar bashkë. Opinioni im ishte mos të rrija në fshat, por do ti që dashuria ndonjëherë të bën për vete dhe i thosha brigadierit ma largo atë personin, se nuk dua të rri këtu. Si përfundim u dashuruam.

Mirela Milori: Po familjet nuk ishin dakord?

Hanme Suli: Nuk ishin dakord as e imja dhe as e tij. Se dhe djali kishte qenë i fejuar. Erdhi djali në shtëpi, familja nuk ja dha llafin, por unë e mora ika diku. Pas një muaji erdha, por prapë familja e djalit nuk më përkrahu, nuk më përkrahu nëna.

Mirela Milori: Pra u rrëmbyet të dy?

Hanme Suli: Po!

Mirela Milori: Të pranuan në shtëpinë e tij?

Hanme Suli: Jo nuk më pranuan! Mbas 6-7 muajsh, ndenja tek nëna me bashkëshortin, më mbajti nëna ime. Në të njëjtën kohë më ndihmuan, më ndihmoi kunati i dytë, edhe sot e kësaj dite e kam respekt. Edhe sot nuk e humbas respektin e tyre, pavarësisht se ç’bëri bashkëshorti.

Mirela Milori: Pra vëllai i burrit?

Hanme Suli: Po, ai më futi në shtëpi. Aty linda dhe djalin e madh.

Mirela Milori: Erdhën në jetë 3 fëmijë?

Hanme Suli: Po!

Mirela Milori: Si ishte martesa me të?

Hanme Suli: Aty të vriste opinioni, jo se kalonim keq ne. Ja kjo mori filankën, ja ky mori filankën, vetëm se kishim qenë të njohur të dy palët. Fejesa na la gjithë jetën, më ka ngelur hije. Në ’92 lindi djali i dytë, filloi ikte në kurbet. Atëherë ishte kurbeti do iknin në këmbë dhe aty u dashurua me këtë bashkëshorten që ka sot. Bashkëjetojnë me të, por letra gjë jo, celebrime jo, të gjitha janë në kurrizin tim.

Mirela Milori: Dyshoje apo e pate të faktuar që kishte një marrëdhënie jashtëmartesore?

Hanme Suli: E pata të faktuar, se ishte fshat i vogël dhe merrej vesh, çdo gjë merrej vesh. Thashethemet vijnë dhe të trokasin tek dera, kjo është e keqja, se kur s’të thonë mirë është, por kur të thonë është e keqja.

Mirela Milori: Dhe ty ta thanë?

Hanme Suli: Po!

Mirela Milori: Erdhi ndonjë grua nga fshati?

Hanme Suli: Po! Vajta bëra kërkesën për divorc.

Mirela Milori: Fole me të apo bëre kërkesë për divorc se të tha fshati?

Hanme Suli: Po fola me burrin. Ai nuk u ndje, për momentin thoshte jo. Por nuk ishte një rast, ishin disa raste. Vinte në orët e vona, nuk punonte.

Mirela Milori: Ajo që sot është me të, është e njëjta grua, që ai pati lidhjen jashtëmartesore, që para 23 vitesh?

Hanme Suli: Kur iku nga shtëpia, iku me të njëjtën grua, por ishte dhe dikush tjetër më përpara. Asaj i prishi familjen. Para se të ikte me të prishi një familje tjetër./tvklan