"Nëna dhe motra më kanë zaptuar shtëpinë", si nisi konflikti në familjen Picari - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 14:44

“Nëna dhe motra më kanë zaptuar shtëpinë”, si nisi konflikti në familjen Picari

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 14:44

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e konfliktit fizik mes pjestarëve të familjes “Picari” nga Vora.

Rrëfimet në studio:

Agimi: Kam vuajtur shumë, pasi u rritëm 10-fëmijë unë kam qenë zot i familjes sepse kam dy vëllezër të sëmurë me probleme të shëndetit mendor. Shtëpia u shit e vjetra dhe unë ika në emigrim bëra ca të ardhura dhe fillova të ndërtoja shtëpinë në një pronë që unë bleva në Vorë. Unë kam qenë ai që e kam blerë gjakun asaj motre unë kam investuar e kam mbajtur e kam mbështetur. Motra tjetër është shkaktarja

Bashkëshortja e Agimit: Jam martuar me Agimin në vitin 99-të. Kur kam mbërritur në atë familje shumë e vuajtur me shumë probleme. Unë dhe Agimi u larguam menjëherë në Greqi, ne punuam dhe ndërtuam jetën atje. U kthyem dhe ndërtuam shtëpinë ku sot është nëna dhe motra e Agimit, e cila na akuzon sot për dhunë fizike. Unë nuk e kam dhunuar kurrë askënd.

Djali i tezes së Agimit: Mos e nxirr nënën jashtë, sepse ajo është nëna jote, ki kujdes kur vepron me nënën. Shtëpinë e ka ndërtuar Agimi dhe ai e di mirë që unë e dua shumë dhe e respektoj.

Lindita, motra e Agimit: Agimi kur u fejua Elisabeta shkoi në fshat edhe e pa që ajo po vuante dhe ai i qau hallin. E mori në shtëpinë e tij, por tani nuk do ti dali më zot. Fejesën e Elisabetës e bëri mamaja, por Agimi kur shkoi në shtëpinë e saj e pa në çfarë kushtesh ishte dhe e mori duke i dal zot. Kur është bërë shtëpia dy katëshe dhe ka qenë babai gjallë kur u ndërtua kati i parë./BW