string(76) "nen-masa-te-rrepta-sigurie-materialet-zgjedhore-mberrijne-ne-qarkun-e-korces"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 13:33

Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në qarkun e Korçës

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 13:33

Mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë. Materialet zgjedhore po shpërndahen në të gjitha KZAZ e qarkut të Korçës.

 Kujtojmë që në qark ka 7 KZAZ, 2 bashkia e Korçës dhe 5 të tjera të shpërndara në bashkitë e qarkut. Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.