string(65) "nen-hetim-per-droge-ne-gjermani-i-sekuestrohen-pasurite-ne-tirane"

Nën hetim për drogë në Gjermani, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2025 10:11

Pas kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e shtetasit I.D., i cili është nën hetim nga autoritetet gjermane për akuzat e “Trafikut të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtjes dhe shitjes së armëve luftarake”.

Në hetimin pasuror të zhvilluar për periudhën 2011-2024, është zbuluar se shtetasi I.D. ka krijuar pasuri që nuk justifikohen me të ardhurat e tij të ligjshme, duke nxjerrë në pah lidhjet e tij me aktivitetet kriminale. Në bazë të këtyre provave, Gjykata ka pranuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive të tij, përfshirë një tokë në Zall Herr dhe dy pasuri të tjera, një apartament dhe njësi me postet e parkimit përkatëse.

Lexo Edhe:

Ky sekuestrim është një hap i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, duke treguar angazhimin e Prokurorisë për të goditur çdo aktivitet të paligjshëm që dëmton sigurinë dhe rendin publik.