Nën akuzë për korrupsion, gjyqtarja për SPAK: Më sulmojnë se nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes së PS - Gazeta Express
string(101) "nen-akuze-per-korrupsion-gjyqtarja-per-spak-me-sulmojne-se-nuk-i-dhashe-mandatin-kryebashkiakes-se-ps"

Nën akuzë për korrupsion, gjyqtarja për SPAK: Më sulmojnë se nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes së PS

Gazeta Express

01/10/2020 9:18

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka akuzuar SPAK para nisjes së seancës gjyqësore ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar. Ajo tha se po sulmohet politikisht pasi është e vetmja gjyqtare që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit ndërsa u shpreh se priste që të gjithë gjyqtarët të mbanin të njëjtin qëndrim si ajo.

Margjeka hodhi poshtë akuzat se ka marrë 6 mijë euro për të nxjerrë nga qelia një të dënuar duke deklaruar se ka punuar dhe i është dedikuar kësaj pune ndërsa sot ka 4 diploma në këtë fushë.

Lexo Edhe:

Ajo u shpreh se do të kërkojë prezencën e medias në sallë sot pavarësisht se i kanë thënë se nuk lejohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, ose në të kundërt shtoi se do të kërkojë foninë në sallë në mënyrë që gjithçka të ndiqet nga mediat.

“Nuk ju lejojnë për shkak të koronës. Unë dua të jem aty por nuk dua të jetë me dyer të mbyllura. Duhet të nxirret një foni aty dhe të dëgjohet. Do kërkoj shfuqizim sepse është absurditet. Nëse ju nuk ju lejojnë unë do kërkoj foni.

Meqenëse u trumpetua gjyqtarja për tre ditë sepse mori 6000 mijë euro. Si i thotë SPAK këto. Kam punuar për këtë punë, kam 4 diploma. Unë dyshoj se është tendencë. Jam i vetmi gjyqtar që nuk kam njohur zgjedhjet. Mendova se do ta bënin edhe gjyqtarë të tjerë. Do ta shikoni dosjen e kam”, u shpreh Mimoza Margjeka./abc