Nektarina pastron gjakun dhe shëron sëmundjet - Gazeta Express
string(45) "nektarina-pastron-gjakun-dhe-sheron-semundjet"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

27/06/2023 19:43

Nektarina pastron gjakun dhe shëron sëmundjet

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

27/06/2023 19:43

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si një frut kurues.

Në mjekësinë popullore përdoren nektarinat, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese.

Lexo Edhe:

Nektarinat përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruti i freskët ka vlera të mira ushqimore.

Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si A, vitaminë B1, B2, PP, C etj.

Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Nektarinat janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen shumë.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut.

Nektarinat janë të çmueshme për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.

Ndërsa farat e nektarinës përdoren kundër dhimbjes së kokës.

Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë. /Shqip.com