Negociatat mes Interit dhe Eriksenit kishin nisur në nëntor


Gazeta Express
25 Janar 2020 15:14

Interi e fitoi garën për transferimin e mesfushorit danez të Tottenhamit, Christian Eriksen, falë një takimi që ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, sipas burimeve të gazetës italiane Gazzetta dello Sport.

Zikaltrit janë duke e kompletuar marrëveshjen për ta transferuar danezin Christian Eriksenin nga Tottenhami për 18 milionë euro, shumë kjo që mund të ngrihet në 20 milionë shkaku i bonuseve, transmeton Gazeta Express.

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi e fitoi garën kundër Paris Saint-Germainit, Barcelonës dhe Manchester Unitedit për shkak të një takimi që ishte mbajtur mes menaxherit të përgjithshëm të Interit, Beppe Marottas, dhe agjentit të Eriksenit, Martin Schoots, më 22 nëntor.

Po i njëjti medium pretendon se takimi ishte mbajtur në hotelin Gallia në Milano dhe se kishte zgjatur rreth 75 minuta. Aty, Marotta dhe Schoots e kishin diskutuar mundësinë e transferimit të danezit te gjiganti italian.

Negociatat kanë vazhduar qysh nga ai moment dhe Interi tani është shumë afër ta kompletojë marrëveshjen për transferimin në Tottenham.

Erikseni do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare e gjysmë dhe do të paguhet 11 milionë euro për sezon në San Siro, ndërsa testet mjekësore do t’i kryejë të hënën.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk do të bëhet publike para se Tottenhami ta gjejë një zëvendësues të përshtatshëm për Eriksenin. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart