Negociatat mes Kurti e Limajt, "ndërhyn" Kusari- Lila: Kryeparlamentari i takon VV'së, diskutimet me NISMA për poste tjera - Gazeta Express
string(114) "negociata-mes-kurti-e-limajt-nderhyn-kusari-lila-kryeparlamentari-i-takon-vvse-diskutimet-me-nisma-per-poste-tjera"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 12:56

Negociatat mes Kurti e Limajt, “ndërhyn” Kusari- Lila: Kryeparlamentari i takon VV’së, diskutimet me NISMA për poste tjera

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 12:56

Kryetarja e partisë Alternativa, pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se diskutimet me Nismën Socialdemokrate janë në proces e sipër dhe se sipas saj është herët të thuhet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje që do të çonte në konstituim të Kuvendit deri të shtunën.

Ajo nuk bëri të ditur se çfarë oferte i ka ofruar Kurti Limajt në takimin e fundjavës, por tha për rtv21, se pozita e kryeparlamentarit i takon LVV-së si parti e parë e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe se diskutimet me Nismën mund të jenë për pozicione të tjera.

“Diskutimet janë në proces. S’ka diçka deifintive me përmbyllje të suksesshme apo të pasuksesshme, d.m.th. është herët të thuhet se a do të ketë marrëveshje politike deri në fund të javës. Ne s’mund të konfirmojmë asgjë nëse s’ka një përafrim ose lajm të arritjes se një marrëveshjeje, në këtë fazë një ka qenë e qartë se kërkesa e Limajt për kryetar të Kuvendit nuk e ka gjet mbështetjen e deputetëve brenda Grupit Parlamentar të përbërë nga tri parti politike, LVV, Guxo, Alternativa d.m.th. s’është arritur konsensusi i përbashkët andaj për të tjerat ka qenë pjesë e diskutimit mes kryeministrit dhe Limajt, a do të ketë qëndrim apo ndonjë pozicion të ri mbetët të shihet por unë mendoj se është pozitive se takime do të ketë sërish. Kemi qenë të qartë në grupin parlamentar më diskutime dhe atë po e flas në emër të deputetëve të tri partive që në përgjithësi s’është vërejtë mbështetja për këtë pozicion. Ne jemi të bindur se është pozitë e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje si fituesja e zgjedhjeve prandaj diskutimet të gjithë i kanë inkurajuar të vazhdojnë por në raport me pozicione të tjera jo me pozitën e kryeparlamentarit. Mbetet të shihet cila do të jetë gatishmëria e Nismës e Limjat për të trajtuar mundësitë e tjera”, tha Kusari për RTV21

E pyetur nëse LVV ka lëvizur nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare Kusari tha se deri më tani s’ka ndonjë ndryshim rreth këtij emri.

“Nuk ka pasur diskutime për ndryshim të emrit të kandidates për kryeparlamtare”, tha Kusari./