Në Zug të Zvicrës kosovari u dënua me 12 vjet burgim për tentim vrasje - Gazeta Express
string(70) "ne-zug-te-zvicres-kosovari-u-denua-me-12-vjet-burgim-per-tentim-vrasje"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 23:24

Në Zug të Zvicrës kosovari u dënua me 12 vjet burgim për tentim vrasje

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 23:24

Gjykata e gjeti të provuar se burri kosovar ka qëlluar një të njohur të tij në Landsgemeindeplatz në Zug në një natë marsi 2024.

Gjykata Penale e Zugut shpalli fajtor një burrë 31-vjeçar për tentativë vrasjeje dhe vepra të tjera penale. Ai u dënua me dymbëdhjetë vjet, një muaj dhe pesë ditë burg dhe u urdhërua të largohet nga vendi pas vuajtjes së dënimit, transmeton albinfo.ch.

Gjykata e gjeti të provuar se burri kosovar ka qëlluar një të njohur të tij në Landsgemeindeplatz në Zug në një natë marsi 2024, siç u tha në vendimin e lexuar  në gjykatë të mërkurën. Viktima shpëtoi me lëndime në pjesën e sipërme të trupit dhe u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.

Gjykata i konsideroi të besueshme deklaratat e dëshmitarëve që identifikonin të pandehurin si autor të krimit. Së bashku me prova të tilla si të dhënat elektronike të vendndodhjes, doli një “pamje e qartë”, siç deklaroi kryetari i trupit gjykues, shkzan Zuger Zeitung.

Urdhri i dëbimit është i vlefshëm për dymbëdhjetë vjet. Gjykata gjithashtu e shpalli të pandehurin fajtor për shkelje të shumta të ligjeve për armët dhe narkotikët dhe vendosi një gjobë, përcjell lbinfo.ch.

Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Zugut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement