S.M., po kërkohej në fshatin Drobnjak të Zubin Potokut në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018. I njëjti nuk është hasur në lokacion, por në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluar me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake.
Në vendin e ngjarjes është thirrë njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 (tri) vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018.
I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluar me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake.
Në vendin e ngjarjes është thirrë njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 (tri) vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:
Uniformë ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelek taktik, gas maska, një tytë e pistoletës, një palë pranga dhe 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbim ndaj qytetarëve në gjithë territorin e vendit pa dallim.

