Policia ka shqiptuar dy gjoba në raste të ndara për mos-respektim të rregullave në trafik. Njëri rastet shoferi në zonën 80 ka zhvilluar shpejtësi 186 km/g. I njëjti është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative dhe për gjashtë muaj i është marrë leja.
Në rastin tjetër, në rrugën Klinë-Pejë, është gjobitur shoferi i autobusit për tejkalim në vijë të plotë. Ndaj tij është shqiptuar gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe i është marrë leja për tre muaj.
Njoftimi:
Me datёn 15.01.2026, kundёrvajtёsi gjatё drejtimit tё mjetit ka bёrё tejkalimin e shpejtёsisё nё zonën e kufizimit ligjor me shenjё trafiku 80 km/h, kundёrvajtёsi ka drejtuar veturën me shpejtёsi 186 km/h, ky veprim ёshtё incizuar nga vetё kundёrvajtёsi, ku me datёn 18.02.2026 kundёrvajtёsit i ёshtё shqiptuar fletgjoba prej: 500 euro, 5 pikё negative dhe 6 muaj masё mbrojtёse.
Me datёn 16.02.2026, nё rrugen Klinё-Pejё, nё fshatin Grabanicё, autobusi ka bёrё tejkalim nё vijё tё plotё, ku ёshtё e ndaluar me shenja trafiku horizontale dhe vertikale, kjo dёshmohet me videoincizim, ndaj kundёrvajtёsit ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej: 200 euro, 2 pikё negative dhe 3 muaj masё mbrojtёse.