Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.
Sali Berisha gjithashtu është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.
Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.