Në Windows 11 do të jenë edhe aplikacionet e Androidit - Gazeta Express
string(54) "ne-windows-11-do-te-jene-edhe-aplikacionet-e-androidit"

AutoTech

Gazeta Express

25/06/2021 2:11

Në Windows 11 do të jenë edhe aplikacionet e Androidit

AutoTech

Gazeta Express

25/06/2021 2:11

Në aktivitetin e sotëm të Windows, Microsoft, prezantoi versionin më të fundit të sistemit operativ me një pamje të re dhe funksionalitete të shtuara.

Një prej disavantazheve më të mëdha të Windows është mungesa e aplikacioneve. Por sot kompania ka thënë se aplikacionet Android do të funksionojnë në Windows 11.

Lexo Edhe:

Aplikacionet do të fillojnë të shfaqen në Microsoft Store por përdoruesit kanë mundësi të instalojnë edhe nga Amazon App Store.

Për të sjellë integrimin e aplikacioneve ndërtuar për arkitekturat ARM, Microsoft ka përdorur teknologjinë “Intel Bridge”. Me dhjetëra mijëra aplikacione Android, përdoruesit e Windows 11-s do ta mirëpresin këtë ndryshim.

Versionet e para eksperimentale të Windows 11-s debutojnë javën e ardhshme.