Kreu i LV-së, Albin Kurti, nuk ka dalë të flasë para mediave pas takimit që pati me të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, raporton Gazeta Express
Nuk dihet nëse do të dilet me komunikatë për detajet se çka është biseduar e nëse kanë marrë ndonjë porosi nga Grenell për formimin e qeverisë së re dhe bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Grenell pas takimit tha se nuk do të përfshihet në bisedimet për koalicion, teksa bëri thirrje për heqje të taksës. /GazetaExpress/