Sonte në Pressing është duke u diskutuar për balotazhin e së dielës dhe zhvillimet që lidhen me qeverinë.
Pjesë e të ftuarve është edhe gazetari Ilir Mirena. Ky i fundit është shprehur se në disa komuna nuk pret befasi, porse në Mitrovicë është ‘’garë e ashpër’’
Kurse sa i përket Prishtinës, Mirena është shprehur se kandidati i VV’së, Hajrullah Çeku, s’ka paraqitur ndonjë plan.
‘’Gara interesante janë duke u zhvilluar gjithandej. Ky balotazh për shkak se u ndërthur asisoj me bllokadën gati një vjeçare të nivelit qendror ka më pas peshë shumë të madhe edhe për zgjedhje që krejt po i parashikojnë si të pashmangshme. Deri të dielën do të jetë një garë brutale. Për shembull në Vushtrri nuk pres befasi, besoj që pa ndonjë problem do t’i ketë edhe katër vjet Idrizi. Mitrovica sigurisht është garë e ashpër, është pak problem me parashiku, sepse na jemi tu e pa se qysh komplet establishmenti shtetëror i VV’së kanë zbarkuar atje. Vetë Albin Kurti e ki çdo natë atje. Gjakovë nuk besoj që do të ketë ndonjë befasi. Gjilani është interesant. Në Gjilan varet shumë koalicioni që e ka bë LDK me PDK. Duhet me pranu që për Prishtinë nuk ka prezantuar kurrgjë, e kemi pa në debat edhe këtu, edhe gjatë fushatës’’’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress