Në vlugun e debateve për kandidatin për President, Kurti e takon Kryetaren Justina Pula, i dëshiron suksese në krye të ASHAK - Gazeta Express
string(122) "ne-vlugun-e-debateve-per-kandidatin-per-president-kurti-e-takon-kryetaren-justina-pula-i-deshiron-suksese-ne-krye-te-ashak"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 13:56

Në vlugun e debateve për kandidatin për President, Kurti e takon Kryetaren Justina Pula, i dëshiron suksese në krye të ASHAK

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 13:56

Derisa në opinion po flitet për kandidatë të mundshëm për postin e presidentit, kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka Pula.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kryetarja e ASHAK e njoftoi kryeministrin për “punën, planet dhe prioritetet e institucionit që drejton, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të AShAK-ut me institucionet shtetërore për nevojat dhe interesat e vendit, përmes ekspertizës që ofron Akademia”.

ZKM tha se Shiroka-Pula e uroi Kurtin për mandatin e ri dhe po ashtu Kurti e uroi atë për detyrën e saj të re.

“Ai theksoi prioritetet e Qeverisë, ndër to arsimin dhe drejtësinë, si dhe rëndësinë e tyre për një hov të ri të zhvillimit të vendit, por edhe rolin që bashkëpunimi me AShAK-un mund të luajë në këtë drejtim. Diskutuan për zhvillimet, progresin dhe sfidat në vend, dhe u pajtuan të mbajnë komunikim të rregullt për thellimin e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Bashkë me Pulën në Kryeministri shkuan edhe nënkryetari i Akademisë, akademik Fejzullah Krasniqi dhe Sekretarin Shkencor, akademik Bardh Rugova. Ndërsa Kurti u shoqërua nga zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement