Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata - Gazeta Express
string(46) "ne-vendkalimet-kufitare-nuk-ka-vonesa-te-gjata"

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2025 10:30

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2025 10:30

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.