Në vend të Ramiz Lladrovcit, kryetar i PDK-së në Drenas bëhet Petrit Hajdari - Gazeta Express
string(75) "ne-vend-te-ramiz-lladrovcit-kryetar-i-pdk-se-ne-drenas-behet-petrit-hajdari"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 13:10

Në vend të Ramiz Lladrovcit, kryetar i PDK-së në Drenas bëhet Petrit Hajdari

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 13:10

Petrit Hajdari emërohet ushtrues detyre i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas

Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së saj, përveç shqyrtimit të zhvillimeve politike në vend, ka diskutuar edhe për dinamizimin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në këtë kuadër, në bazë të statutit të partisë, Kryesia e PDK-së ka emëruar strukturat udhëheqëse të përkohshme të Degës së Drenasit, Kryesinë e re të saj, duke i dhënë kompetencat për të plotësuar edhe strukturat në nivel të nëndegëve. Me unanimitet të plotë, Petrit Hajdari është emëruar ushtrues detyre i kryetarit të kësaj dege, duke marrë besimin e Kryesisë për të udhëhequr proceset e radhës.