Policia ka nisur hetime ndaj një infermiere për mosdhënie të ndihmës mjekësore në Klinikën e Kardiologjisë ndaj nënës së politikanit Petar Bogojeski, konfirmuan nga MPB për “Slloboden Peçat”.
Hetimi po zhvillohet kundër infermieres që e kishte denoncuar pikërisht Bogojeskin për kërcënime. Politikani mohon kategorikisht se ka kërcënuar apo sulmuar personel mjekësor, duke shtuar se, “megjithëse ka dëshmuar neglizhencë, vonesa, proteksionizëm dhe shkelje të betimit të Hipokratit, ka vendosur të reagojë në mënyrë institucionale kundër punësimeve partiake të kuadrove jokompetente dhe të papërgjegjshme, pasi fillimisht të kujdeset për gjendjen shëndetësore të nënës së tij”.
Policia konfirmon se është ngritur kallëzim penal për veprën “mosdhënie e ndihmës mjekësore” sipas nenit 208 të Kodit Penal. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2026 rreth orës 23:00 në Klinikën e Kardiologjisë në kompleksin “Nënë Tereza” në Shkup, ku pacientja nuk ka marrë ndihmën e duhur, gjë që ka çuar në përkeqësim të gjendjes së saj dhe në goditje në tru.
Megjithatë, duket se nuk do të ketë padi ndaj Bogoevskit, i cili siç u raportu dhe siç u denoncua, kishte kërcënuar infermieren.
tag_katrorimaqedoni_2
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...