Në tregun kinez ku lindi virusi vdekjeprurës hahej edhe supa me lakuriq nate - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/01/2020 23:25

Në tregun kinez ku lindi virusi vdekjeprurës hahej edhe supa me lakuriq nate

Lajme

Gazeta Express

23/01/2020 23:25

Kina dhe mbarë bota janë përfshirë nga frika e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Pamjet e një gruaje kineze duke ngrënë një lakuriq të tërë në një restorant, janë bërë virale pasi vendi është shkatërruar nga një virus i ri vdekjeprurës që besohet të ketë ardhur nga gjitarët fluturues.

Imazhet tregojnë se si përgatiten ushqimet në Kinë, dhe kjo është quajtur supë lakuriqi.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili u shfaq në qytetin qendror kinez Wuhan muajin e kaluar, ka vrarë së paku 17 njerëz dhe janë infektuar më shumë se 590 të tjerë.

Shkencëtarët nuk kanë arritur të zbulojnë qartazi sesi u arrit të bëhej kalimi i virusit nga kafshët te njerëzit.

Por hetimet e para tregojnë se epiqendra e problemit, ka qenë tregu i kafshëve dhe ushqimeve të detit në Wuhan.