Në Tiranë rritet çmimi i maskave dhe dezifektantëve, prokuroria e Tiranës nis hetimet - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2020 13:11

Në Tiranë rritet çmimi i maskave dhe dezifektantëve, prokuroria e Tiranës nis hetimet

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2020 13:11

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në kryeqytet për rritjen dhe abuzimet me çmimet e maskave dhe produkteve dezifektante.

Organi i akuzës ka nisur një hetim kryesisht, pasi në disa pika shitjes është vënë re shtimi i menjëhershëm i çmimit për dezifektantët e thjeshtë të duarve, të cilët kanë shkuar nga 250 lekë në 400 lekë të reja.

Po ashtu një rritje çmimi është vënë re dhe tek maskat që shiten në farmaci, në një kohë kur shqetësimi i qytetarëve për koronavirusin duket se është rritur ndjeshëm në Shqipëri për shkak të shpërthimit të epidemisë në Itali.