Përdoruesit e Tik-Tokut kanë shtuar pretendimet
se udhëtarë nga e ardhmja do ta vizitojnë Tokën, raportoi DailyMail të enjten.
Këto pretendime po shpërndahen me të madhe në
këtë rrjeti social, e sipas mediumit britanik, kjo po bëhet kryesisht nga
përdoruesit në moshë të re.
“Parashikimi i fundit” është se pushtues të
huaj nga e ardhmja do të kryejnë një sulm të pashmangshëm në këtë planet.
Përdoruesi me nofkën “EnoAlaric” ka mijëra ndjekës në Tik-Tok. Ai tha se është
“turisti” që po vjen nga viti 2671.
“Unë jam një udhëtar i vërtetë i kohës, bota
së shpejti do të përfundojë. Një specie aliene shumë armiqësore po vjen për të
marrë përsëri Tokën, ne nuk do të fitojmë. Më 23 mars 2023, rreth 8.000 njerëz
do të dërgohen në planet tjetër”, shkroi ai.