Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit tetor janë raportuar 141 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 91 persona.
“Për krahasim, gjatë muajit tetor të vitit 2024 janë raportuar gjithsej 142 aksidente, prej tyre: – 62 aksidente me lëndime, me 79 persona të lënduar, – 80 aksidente me dëme materiale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej – 0.7 %.”
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 6 mijë gjoba.
“Po ashtu, gjatë muajit tetor -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 6.847 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 193 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Në muajin tetor të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 6.246 gjoba, që paraqet një rritje prej + 9.6 % këtë vit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor. Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes: – Aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : -192, – 0290/326-250, – 0290/322-406. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”
Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për...