Një 32 vjeçar nga Ohri ka gëlltitur një pako me kokainë për ta fshehur nga policia, më çka pasi është arrestuar, është dërguar në spitalin e përgjithshëm në Ohër.
Sipas policisë, gjatë inspektimit të automjetit, i dyshuari 32 vjeçar ka gëlltitur pakon me kokainë, pas së cilës policia nga departamenti i luftës kundër shitjes së lëndëve narkotike të paligjshme në SPB Ohër, e kanë privuar nga liria dhe është dërguar në Spital.
Sipas policisë, ndaj 32 vjeçarit me inicialet, K.N. është ngritur akt akuzë me dyshimin e kryerjes së veprës penale të prodhimit dhe shitjes së paautorizuar të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope./Alsat.mk